Emisioni “Kosova Today” e hapi sot një votim për futjen e këngëtarit Labinot Rexha në “Big Brother VIP Kosova 4”, pas kërkesës që pati artisti gjatë protestës së tij sot.
Moderatori Kron Sadiku ka njoftuar se në votimin e hapur në YouTube, në kanalin e Klan Kosovës, 51 për qind e shikuesve votuan pro që Labinot Rexha të futet në shtëpinë më të madhe në vend, ndërsa 49 për qind ishin kundër.
Gjatë protestës së sotme, Rexha kërkoi që produksioni i BBVK-së të hapte një televotim për të, me pyetjen nëse e meriton të bëhet pjesë e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova.
Ai tha se veprimin e tij të sotëm nuk e quan protestë, por një thirrje simbolike për produksionin, transmeton Klankosova.tv.
“Jo që kam nevojë për para apo diçka, por kam dëshirë të futem brenda sepse do të bëja një lojë të bukur.”
“Kam diçka për të thënë brenda, sepse jam bullizuar shumë, dhe do të bëja një lojë të bukur,” tha Rexha.
Atij sot në mbështetje i dolën një numër i vogël qytetarësh, përfshirë edhe tiktokerin Roki Alb. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=oLImigySjpw
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.