Mbjelljen e grurit Baki Haradinaj e kishte planifikuar ta përfundonte para 10 ditësh.
Por, këtë punë ai u desh ta shtyjë për shkak të reshjeve gjatë muajit shtator.
Kjo për të pritet të ketë efekt negativ, pasi thotë se do të ndikojë edhe në rendiment pas të korrurave.
E kur i shton edhe çmimet e larta që këtë vit po paguan për blerje të farës, ky thotë se zor që do të përfitojë diçka, pasi sipas Haradinajt, 100 kilogramë farë gruri aktualisht blihen 65 euro, e më parë ato kushtonin 32 euro.
Pavarësisht çmimeve, sipas kryetarit të Sindikatës së Bujqve, Tahir Tahiri, këtë vit ka interesim më të madh për mbjelljen e kulturave bujqësore.
Këtë vit, bujqit janë subvencionuar me 474 euro për hektar, e me 0.03 cent për çdo kilogram të grurit të dorëzuar në mulli.
https://www.youtube.com/watch?v=SoCtqln7P2U
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.