Gazetarja Gremisa Latifi po qëndron në qendrën e votimit në Pallatin e Kulturës "Hasan Prishtina" në Kukës, dhe raportoi për të dhënat e fundit rreth procesit zgjedhor atje.
Pranë saj kishte sekretarin e kësaj qendre votimi, Enver Spahiun, i cili tregoi se gjithsej në këtë pikë votojnë 916 qytetarë, e deri më tani kanë votuar rreth 430 votues, transmeton Klankosova.tv.
"Jemi paraqitur që në ora 06:00 tek qendra e votimit, për të sistemuar të gjitha materialet, për qëllim që në ora 07:00 të jenë gati për votim. Fillimisht nuk pati dyndje në votime, deri në dy orë, por më pas pati më shumë. Gjithsej në lista janë 916 votues, deri tani kanë votuar rreth 430 votues, që i bie në përqindje 48 për qind", tha ai për Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=9c2yBaI4oqg
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.