Është arrestuar një person në Podujevë nën dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se i dyshuari mashkull kosovar në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit.
Derisa, si prova janë sekuestruar para, pajisje elektrike dhe një thikë.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuar është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Rr. Ahmet Haxhiu, Podujevë / 12.07.2025 – 20:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari m/k, pasi që në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit. Si prova janë sekuestruar para, pajisje elektrike dhe një thikë. Me vendim të prokurorit, i dyshuar është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton PK. / Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.