Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar edhe 39 raste pozitive me koronavirus në Kosovë, ndërsa ka njoftuar edhe për 21 të shëruar.
Në mesin e personave të infektuar është edhe një fëmijë dyvjeçar nga Komuna e Istogut.
Këtë e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj përmes një postimi në Facebook.
“Nga 24 të testuar sot në Istog një pozitiv në covid-19 (fëmijë 2 vjeç) që lutemi ta kalojë me sukses. Vazhdoni me qëndrim në shtëpi dhe respektim të masave tjera”, ka shkruar ai.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.