Në Mitrovicë u themelua Klubi i Shenjëtarisë Sportive, që do të funksionojë në Kuadër të Federatës së Shenjëtarisë Sportive të Kosovës.
Në themelimin e klubit mori pjesë edhe Shefket Ismaili, anëtar i Bordit të Federatës së Shenjëtarisë Sportive të Kosovës, i cili foli për anëtarësimin e saj në të gjitha federatat përkatëse të shenjëtarisë në Botë dhe për sukseset e shenjëtarëve kosovar, transmeton Klan Kosova.
Klubi i Shenjëtarisë Sportive të Mitrovicës, që u pagëzua “Ibri”, për krenar zgjodhi Rrahman Sefedinin, sekretar Gani Baranin dhe arkëtar Isamil Zasellën. Po ashtu, u zgjodhën edhe tre anëtarët tjerë të Kryesisë, e cila do të ketë pesë anëtarë.
Në takimin themelues, pjesëmarrësit u njoftuan me aktin themelues, statutin dhe rregulloret tjera përkatëse, të cilat do të aprovohen në mbledhjen e Kuvendit.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.