Sesioni i ri, situatat e vjetra. Komisionit Hetimor për Menaxhimin e Energjisë 2006-2022 i shkoi huq edhe mbledhja e së mërkurës, pasi nuk pati kuorum për t'i zgjedhur ekspertët që ndihmojnë në hartimin e raportit hetimor.
Pesë nga 11 anëtarët kanë marrë leje pasi janë jashtë Kosovës, por pa paralajmërim mungoi anëtari i Listës Serbe, Ljubinko Karagjiq.
Ky komision tashmë i ka harxhuar tre muaj të punës, që i bie gjysma e mandatit, andaj kryetari i kësaj trupe, Hajdar Beqa, po kërkon më shumë angazhim tash e tutje.
Nga Vetëvendosje u kërkua që takimet të mbahen dy herë në javë, ndërsa LDK-ja kërkon qasje më produktive, që të mos ketë më mungesë kuorumi.
Për afatin e mbetur, komisioni duhet t'i intervistojë dëshmitarët dhe ta bëjë raportin e hetimit për 16 vjet të menaxhimit të sektorit të energjisë. Për shkak të kohës së gjatë, Beqa thotë se kanë hasur në probleme, pasi në kohën para pavarësisë së Kosovës, shumë anëtarë bordesh kanë qenë ndërkombëtarë dhe është zor të kontaktohen për dëshmi.
Mbledhja e radhës u la të mbahet të premten në orën 11.
https://www.youtube.com/watch?v=z3Ghkr9Z9Ys
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.