Një grup nxënësish të paraleles së ndarë të shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Budakovë të Suharekës kanë paralajmëruar se nga e hëna do e bojkotojnë mësimin.
Kjo për shkak se janë të pakënaqur me mosplotësimin e kërkesave për sigurim të transportit nga lagjet e tyre të largëta me shkollën, njofton Klan Kosova.
Fëmijët e prindërit e tyre, ankohen se në rrugë ka rrezik nga automjetet dhe nga kafshët, derisa nuk ka as trotuar.
Nga komuna thonë se procedura për t’u bërë zgjidhje ka nisur, por që kanë dalë probleme meqë vetëm një kompani ka qenë ofertuese, dhe e njëjta ka pasur çmim më të lartë sesa parashikimet e komunës.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=8y7AZZ8UNv8
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.