Kryeqytetit të Kosovës do t'i kthehet sërish festivali "Prishtina Music Conference". Ky është edicioni i dytë, i cili do të mbahet nga 4 deri në 5 nëntor.
Nga ky festival kanë deklaruar se temë kryesore e këtij viti mund të jetë "dancefloor"-i, transmeton Klankosova.tv.
Edicioni i parë i festivalit ishte mbajtur në dhjetor të vitit 2021 dhe në Kosovë kishte sjellë artistë si Dukagjin Lipa, Daniel Nordgaard, Hedon Blakaj, transmeton Klankosova.tv.

●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.