Kuvendi i Kosovës gjatë seancës së nesërme parlamentare do të diskutojë lidhur me arrestimet e aktivistëve të Vetëvendosjes.
Siç bëhet e ditur në një njoftim për media, kërkesën për debat parlamentar e ka bërë shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, e cila u mbështet nga 9 deputetë tjerë,transmeton Klan Kosova.
Ky është rendi i ditës i seancës së sotme:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seancat e mëparshme,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-125 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017.
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-130 për Shërbime,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-100 për ndihmën shtetërore,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-116 për ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-115 dhe Ligjin nr. 04/L-168,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-090 për sponsorizime dhe donacione në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit,
9. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.03/L-163 për Minierat dhe Mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-158,
10. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca, i mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputetë tjerë lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.