Sonte, Kombëtarja e Kosovës do të përballet këtë me atë të Sllovakisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të “play-off”-it të Kupës së Botës.
E drejtori i sportit në Artmotion, Arlind Sadiku, i cili ndodhet në Bratisllavë, ka deklaruar se në vizitë “Dardanëve” iu ka shkuar ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, transmeton Klankosova.tv.
“Sapo ka ardhur në vizitë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, së bashku me ministrin e Sportit, Blerim Gashanin”, tha Sadiku në emisionin “Kosova Today”.
Ai shtoi se është premtuar 500 mijë euro shpërblim nga Qeveria e Kosovës në rast se kalojnë fazën kualifikuese, ndërsa 1 milion euro nëse kualifikohen në Kupën e Botës.
https://www.youtube.com/watch?v=Scus6vUdUyY
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.