Këtë të hënë do mbahet nata e katërt ‘Prime’ e Big Brother VIP Kosova 2.
Derisa ditët po kalojnë gjithçka brenda mureve të shtëpisë më të fashmshme në vend po bëhet më dinamike dhe atraktive.
“Vikend i lotëve”, i referohet Përgjegjësi i Gazetarëve të Big Brother VIP Kosova, Labinot Nimani derisa raporton për gjithë atë që ka ndodhur në fundjavë, teksa banorët po shprehin ndjenjat në forma e për gjëra të ndryshme.
Lumbardhi ka derdhur lot për Albën, derisa Edona për sjelljen e disa prej banorëve në drejtim të saj. Po ashtu Vesa, ka shpërthyer në lot, duke treguar historinë e prishjes së raporteve me vëllain e saj.
Por polemika, debate, kundërshtime e biseda të këndshme ka pasur edhe ndër banorët e tjerë.
Por shumë më shumë vjen në ‘Prime’ që nis nga ora 21:00 në Klan Kosova dhe Artmotion.
https://www.youtube.com/watch?v=yMxZt-1qHSY
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.