Interesim kishin të vegjël e të mëdhenj. Qindra meraklinj të kuajve u mblodhën në Prelez të Muhaxherëve në Ferizaj të premten.
Aty u mbajt një garë me kuaj që do të parakalojnë për të tërhequr pesha e për ta zgjedhur më të mirin. Fort të rëndësishme ngjarjen që po thuhet të jetë e para e këtij lloji në vend, e konsideronin meraklinjtë e këtyre kafshëve shtëpiake.
Për të parë shfaqjen e kuajve të llojit arabian, frizer e atyre pajton që zgjati dy orë pati shumë pjesëmarrës. E fshati ku u mbajt gara thuhet se ka traditë të gjatë të kujdesit ndaj këtyre kafshëve, njofton Klan Kosova.
“Kjo është ajo që duam të arrijmë me i bashku qytetarët nga të gjitha trojet shqiptare, për momentin këtu kemi mysafir nga Shqipëria, nga Mali i Zi e edhe nga Maqedonia e Veriut”, tha Adnan Reka, organizator.
Planet janë që ky organizim që u mbajt të premten të bëhet tradicional, derisa për më të mirët pati shpërblime financiare.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=ZBhrd_k1Z7E
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.