Është arrestuar një person në Mitrovicë të Veriut, pasi i njëjti në qershor ka kryer vjedhje në një lokal.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.
“Më 27.08.2025 pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se më 13.06.2025 kishte kryer vjedhje në lokalin e ankuesit mashkull kosovar. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në njoftim.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.