Sipas raportit 24 orësh nga Klinika Infektive, Klinika e Pulmologjisë dhe njësia intensive në Mjekësi Sportive, në trajtim janë gjithsej janë 144 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv.
Bëhet e ditur se në Klinikën Infektive ka 111 raste, në intensive të Mjekësisë Sportive 9 raste, prej tyre, dy të intubuar, kurse në Klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 24 raste të konfirmuara me Covid-19 pozitiv.
"Në Klinikën Infektive, nga 111 rastet, 55 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive", bën të ditur QKUK, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.