Vijon të mbetet problematike situata në malin e Shpiragut në Berat.
Që prej ditës së djeshme me dhjetëra forca zjarrfikëse me mbi 30 mjete po luftojnë me flakët, ndërsa në ndihmë të tyre kanë ardhur dhe forcat e ushtrisë dhe dy helikopterë të ushtrisë.
Situata problematike mbetet ende në fshatin Galine dhe Paftal ku zjarri rrezikon banesat e fshatit. Mëngjesin e sotëm në Shpirag ka qenë i pranishëm edhe ministri Pirro Vengu dhe të gjithë drejtuesit vendorë të Beratit. /A2Cnn
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.