Në Shqipëri janë publikuar rezultatet e provimit të gjuhës së huaj të maturës shtetërore.
Top Channel shkruan se provimin e gjuhës së huaj e kanë kryer në total 25,743 maturantë.
Nga provimi doli se 399 maturantë kanë marrë notën katër, duke mos e kaluar pragun, ndërsa 216 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale dhjetë, duke rezultuar ekselentë.
Sipas “Portali studentor”, kalueshmëria për këtë provim është 98,45% ndërsa nota mesatare është 7.8.
Për të parë rezultatet klikoni
këtu.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.