Sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova është diskutuar për 22 amandamente e Projekligjit për Barazinë Gjinore në Shqipëri, të dorëzuara në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Këto amandamente synojnë të ruajnë konceptin klasik të dy gjinive, burrë dhe grua, duke hequr termat që sugjerojnë diversitetin gjinor.
Në lidhje me këtë, Fehmi Cakolli u shpreh se dje pati një rezultat pozitiv .
“E mira e gjithë këtij debati dhe e këtij angazhimi është se dje përfundimisht ka pasur një rezultat pozitiv nga grupi i Partisë Socialiste të Shqipërisë, i cili i ka bërë vërejtjet dhe amandamente të tjera, të këtij projektligji që është quajtur Projekligji për Barazinë Gjinore, përpiluar nga Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri”, u shpreh ai.
Ndërkaq, gazetarja Zhaklin Lakatari gjatë diskutimit u shpreh se në këtë projektligj nuk ekziston gjinia e shumëfishtë.
“Nuk ka gjini të shumëfishtë, nuk ekziston në këtë Projektligj gjinia e shumëfishtë, është narracion jo i vërtetë”, u shpreh ajo.
Ndërkaq, gazetari Agon Rexhepi u shpreh se Ligji është ai që duhet t’i përfshijë të gjithë njerëzit.
“Ligjet duhet me qenë ato të cilat i përfshijnë të gjithë njerëzit, jo që përjashtojnë, jo që mohojnë ekzistencën e diçkaje”, u shpreh ai./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=PzayKOoPboY
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.