Ndryshe nga shumica e shkollave, “Shtjefën Gjeçovi” dhe “Ali Sokoli” në kryeqytet e mbajtën mësimin me rregull.
Sipas drejtorit të së parës, Blerim Gërvalla,Grev ky vendim erdhi pas mosinteresimit të mësimdhënësve që ta vazhdojnë grevën ku, sipas tij, në takimin e stafit mbi 95% u deklaruan se janë të gatshëm ta nisin mësimin.
Njësoj edhe në shkollën e mesme të mjekësisë “Ali Sokoli” orët u mbajtën ashtu siç ishte planifikuar.
Në të dy këto shkolla të kryeqytetit nxënësit e mirëpritën këtë vendim të mësimdhënësve.
Përveç këtyre edhe disa profesorë tjerë ishin të gatshëm të dalin nga greva, megjithëse mësimi nuk u mbajt në shkollat e tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=3ksUVG85Qso
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.