Në Spitalin e Pejës është duke vazhduar të rritet numri i pacientëve me COVID-19. Aty po trajtohen 110 pacientë me COVID-19.
88 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, është njoftuar në raportin e Spitalit, kurse 17 nga ta janë në gjendje më të rëndë.
Gjatë vikendit 582 pacientë në këtë spital kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 53 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
"8 lindje kanë qenë gjatë vikendit, 6 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 8 foshnje, 4 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore".
"357 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5270 analiza. Gjatë vikendit janë kryer 5 Operacione.
168 shërbime radiologjike janë kryer gjatë vikendit dhe atë: 131 rentgen, 30 EHO dhe 7 CT".
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.