Në Spitalin e Pejës aktualisht po trajtohen 22 pacientë me COVID-19, 17 nga ta janë në oksigjeno -terapi, kurse shtatë nga ta janë në gjendje më të rëndë.
Bëhet e ditur se 1 pacient është shëruar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.
Ndërkaq, 19 operacione janë kryer gjatë gjatë kësaj periudhe në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
"Numri i lindjeve gjatë 24 orëve të fundit ka qenë 4, dhe kanë lindur 1 foshnje i gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore. Në këtë spital 176 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 246 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,678 analiza.93 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 37 Rëntgen, 39 EHO dhe 17 CT-ja", njofton ky spital, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.