Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 54 pacientë me Covid-19.
Bëhet e ditur se nga këta pacientë 15 janë në oksigjenoterapi, një është transferuar në QKUK, 1 është në gjendje të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.
"Përndryshe gjatë vikendit që sapo kaluam 548 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga këta 47 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.Gjatë këtij vikendi në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 10 operacione".
"13 lindje kanë qenë gjatë këtij vikendi, 9 lindje kanë qenë normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 14 foshnje, 6 të gjinisë mashkullore dhe 8 të gjinisë femërore, ngase një lindje ka qenë binjake. 410 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,009 analiza", njofton ky spital, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.