Libraria që mban emrin e kryeqytetit shqiptar të Malit të Zi ishte vendi ku të dielën mbrëma u fol rreth shkrimeve, por edhe identitetit kombëtar të kësaj pakice që jeton në shtetin përgjatë detit Adriatik.
Këtë emër e mban edhe mysafiri special i natës, që është nga Kosova, por ka lidhje të forta me vendin ku është mysafir.
Ulqinakët u ndien të nderuar nga vizita e gazetarit dhe drejtorit të Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi.
Edhe formati me pyetje e përgjigje me të pranishmit ishte zgjedhur me shkas.
Si nip Ulqini që është, Kelmendi shfaqi mirënjohje për pritjen në qytetin e dashur për të.
Teksa kujtoi fëmijërinë e kaluar këndejpari, ai tha se çelës kryesor i suksesit të tij ishte pikërisht publicistika.
E pavarësisht sfidave ndër periudha, shqiptarët, sipas autorit të "Rubikonit" dhe disa librave, përparuan shumë, pa i shkëputur lidhjet mes vete, pavarësisht se ku u ra hise të jetojnë.
Takimi rreth 1 orësh përfundoi duke uruar që takime të tilla të organizohen edhe në të ardhmen.
https://www.youtube.com/watch?v=X6cl5LIHmOo
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.