Lajmet e fundit

Një grup prej shtatë fëmijësh, të moshës 12 deri në 14 vjeç, dyshohet se gjatë dy-tre viteve të fundit kanë kryer dhjetëra vjedhje në disa qytete të Kosovës, përfshirë Fushë Kosovë, Prishtinë, Drenas dhe së fundmi Ferizaj.
Pamjet e siguruara nga Kiks Kosova tregojnë se si të miturit, pa ngut dhe pa frikë, vjedhin skuterë, biçikleta, telefona, para dhe sende të tjera me vlerë, shpesh edhe pa çelësa. Sipas burimeve të sigurisë, grupi vepron i pavarur, pa ndonjë udhëheqës, ndërsa vetë fëmijët kanë deklaruar se vjedhjet i bëjnë “thjesht për argëtim”.
Në disa raste, skuterët dhe biçikletat e vjedhura shiten, ndërsa herë të tjera braktisen. Fëmijët u arrestuan së fundmi në Ferizaj, pasi u kapën nga kamerat e sigurisë gjatë vjedhjeve pranë kafiterive dhe objekteve banesore.
Ndiqeni videon e plotë:
https://youtu.be/ZxFQIayLXnU Për të gjitha informacionet, përfshirë palët e përfshira në këtë çështje, detajet i gjeni në artikujt e mëposhtëm. https://klankosova.tv/policia-i-dorezon-ninxhat-e-fushe-kosoves-te-prinderit-ata-serish-ne-rruge-video/ https://klankosova.tv/cka-po-i-kthen-femijet-e-kosoves-ne-kriminele-video/ https://klankosova.tv/si-kam-pa-ka-kane-hy-ne-depo-ma-vodhen-iphone-n-cka-vodhen-5-te-miturit-ne-ferizaj-video122/