Dy shtetase të huaja kanë deklaruar në polici, se janë grabitur nga dy persona nën kërcënimin e thikës.
Ato thanë se të dyshuarit, kishin hyrë në banesën e tyre dhe arritën të marrin një telefon mobil në vlerë rreth 1 mijë e 230 euro, dhe tri unaza të arit në vlerë rreth 370 eurosh.
GRABITJE
Prishtinë 30.09.2025, 20:30. Dy ankueset femra shtetase të huaja kanë raportuar se në banesën e tyre kanë hyrë dy persona të panjohur dhe nën kërcënimin e mjetit të mprehtë (thikës) kanë arrit të iu marrin një telefon mobil në vlerë rreth 1230 euro dhe tri unaza të arit në vlerë rreth 370 euro. Rasti nën hetime.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.