Një nënë ka ngjallur debat pasi zbuloi se i hodhi lodrat e djalit të saj kur ai refuzoi ta pastronte dhomën e tij.
Përdoruesja e TikTok-ut, Tabatha, shpjegoi se ajo donte t’i jepte një mësim djalit të saj pesëvjeçar pasi ai refuzoi ta rregullonte dhomën e tij për dy ditë me radhë.
Në një video që u shikua më shumë se 3.4 milionë herë, Tabatha shihet si shëtit nëpër dhomën e çrregullt të djalit që ka lodra në të gjithë dyshemenë.
Ajo më pas thotë: “Kur i kërkoni fëmijës tuaj për dy ditë me radhë që ta pastrojë dhomën e tij dhe përgjigjja e tij është ‘jo, pastroje ti mami’”.
“OK, unë do ta bëj këtë, më kënaqësi”.
Ajo më pas e xhiron veten duke i futur të gjitha lodrat e tij në qese të zeza dhe shkroi si mbishkrim: “Plehra.. ja ku po vijmë”.
Tabatha shtoi: “Mamaja nuk është duke rritur burra mos-respektues. Nuk është një punë e ‘mamave’ ose punë e ‘grave’ për të bërë ndonjë gjë”.
“Ti e bën rrëmujën, ti pastrojë. E sheh mamanë që po përpiqet, ndihmoje. Mos u ulni thjesht dhe të lejoni që një grua të mundohet”.
“Fëmijët e mi do ta mësojnë këtë shpejt”.

Edhe pse e pranon që qasja e saj është “ekstreme”, ajo është e vendosur të sigurohet që djali i saj ta merr mësimin nga kjo gjë.
“Më preku fytyra e tij kur e ka parë dhomën. Më lëndoi shumë, por fëmijët e mi nuk do të jenë mos-respektues”, shtoi ajo.
Që kur u postua, videoja ka marrë më shumë se 600 mijë pëlqime dhe 23 mijë komente nga përdoruesit e këtij rrejti social.
Teksa disa përdorues ranë dakord me qasjen e saj të shprehjes së dashurisë në këtë mënyrë të ashpër, të tjerëve nuk u pëlqeu.
Një person shkroi: “Jo jo jo”.
Personi tjetër komentoi: “Duke gjykuar nga lodrat e tij, ai është shumë i vogël për gjithë atë përgjegjësi”, dhe sugjeroi: “Nëse dëshiron të mbash pastër, fillo duke e ndihmuar dhe më pas punoni në drejtimin që ai ta bëjë i vetëm”.
“Kjo mund të mos e ketë ndikimin për të cilin synoni”, tha një komentues i tretë.
Ndërsa një person tjetër e mbrojti nënën, duke shkruar: “Punë e mirë, nënë! Njerëzit që nuk pajtohen kanë gjithashtu fëmijë që nuk respektojnë askë, përfshirë edhe prindërit”.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.