Ministria e Kulturës, ministria e Zhvillimit Rajonal dhe komuna e Mamushës kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për projektin “Ndërtimi i Qendrës Kulturore Rinore në Mamushë”.
Projekti është bashkëfinancim dhe kap vlerën 1 milion e 700 mijë euro dhe në të gjitha fazat monitorohet nga MKRS-ja, ndërkaq komuna është bartëse e të gjitha procedurave të prokurimit sipas ligjit në fuqi, përcjell Klankosova.tv.
Ndërtimi i kësaj qendre kulturore është paraparë të përfundojë brenda tri vitesh.
Marrëveshja është nënshkruar nga ministri Hajrulla Çeku, ministri Fikrim Damka dhe kryetari i Mamushës, Abdulhadi Krasniç.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.