Autostrada Biennale ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me komunën e Prishtinës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për projektin, ‘Ndërtimi i urave përmes artit dhe kulturës: Programi i shkëmbimit kreativ ShBA-Kosovë”.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes u mbaj një konferencë për shtyp ku folën kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, si dhe drejtori i Autostrada Biennale, Leutrim Fishekqiu.
Rama tha se me këtë marrëveshje parashihet të vijnë artistë të mirënjohur amerikane për t’i ekspozuar veprat e tyre në Kosovë.
“Kjo kontratë nënkupton që bashkëpunimet të cilat i kemi pasur shumë të mirëfillta deri tash, tani do të vazhdojnë në një mënyrë më të mirë e të shtuar në aspektin e artit edhe kulturës në mes të kryeqyteti, organizatave joqeveritare e po ashtu edhe ambasadës amerikane të cilat do të jenë të ekspozuara në kryqytet duke iu falënderu tash edhe intervenimeve fantastike që po i bën tash Autostrada Biennale në tulltore", ka thënë Rama.
Në anën tjetër, ambasadori Hovenier njashtu u tregua entuziast pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, duke thënë se pritet të vijnë artistë nga anembanë Amerika.
“E mirëpres këtë sinergji të ndjenjave amerikane me ndjenjat kosovare”, ka thënë Hovenieri.
“Ata gjithashtu do të angazhohen në tërë vendin e jo vetëm në Prishtinë, pa marrë parasysh se sa e mrekullueshme është Prishtina, por ata do të shkojnë edhe në Prishtinë e Mitrovicë".
Optimist u shfaq edhe udhëheqësi i Autostradës Biennale, Leutrim Fishekqiu, për të cilin ky bashkëpunim më shumë se risi është vazhdimësi.
“Unë e shoh këtë projekt të ri si një vazhdimësi ku të gjithë të rinjtë që kanë pasur një program jashtëzakonisht të mirë të edukimit në Auostrada Hangar tashmë e kanë mundësinë me bashkëpunu me artistët amerikanë dhe vendor dhe me prodhu bashkërisht”, ka thnëë Fishekqiu.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.