Nëntë korridore evakuimi do të jenë në dispozicion për t'i ndihmuar njerëzit e bllokuar në qytetet e rrethuara të Ukrainës.
Zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk, ka deklaruar se të enjten e kanë arritur një marrëveshje për këtë çështje, duke shtuar se këto korridore do të përfshijnë qytetet si Berdyansk, Tokmak, Enerhodar dhe Mariupol, të cilët kanë qenë të rrethuara nga trupat ruse për javë të tëra.
Ajo shtoi se rrugët e evakuimit do të funksiononin në rajonin e Luhanskut, nëse forcat ruse do t'i ndalonin granatimet e tyre, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.