Ndonëse shumë njerëz e kanë konsideruar yndyrën si një nga fajtorët kryesorë për rritjen e shkallës së obezitetit dhe diabetit të tipit 2 prej vitesh, hulumtimet e fundit kanë treguar se një sasi e caktuar yndyre sjellë shumë përfitime për shëndetin tonë.
Siç raportohet nga HuffPost, dietologët pohojnë se yndyra është thelbësore për shëndetin tonë dhe pa yndyrë të mjaftueshme në dietë, lëkura, flokët, hormonet, nivelet e energjisë dhe funksionet metabolike mund të vuajnë, përcjell Index.hr, transmeton Klankosova.tv.
Përkatësisht, duke pasur parasysh se yndyrat e shëndetshme ndihmojnë trupin tonë në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e membranave qelizore dhe në përthithjen dhe transportin e vitaminave, marrja e pamjaftueshme e tyre rezulton në dëmtimin e funksioneve të këtyre proceseve.
Siç shpjegon dietologia Rebecca Gaëthorne, ka disa shenja paralajmëruese që tregojnë se po konsumojmë shumë pak yndyrë, transmeton Klankosova.tv.
Këto janë:
Lëkurë të thatë dhe me luspa
Sytë e thatë
Ndjenja e të ftohtit të vazhdueshëm
Flokë të thatë
Rënia e flokëve
Probleme hormonale, duke përfshirë ato me ciklin menstrual
Ndjenja e vazhdueshme e urisë
Probleme me përqendrimin
Lodhje./Klankosova.tv
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.