Idetë për ngjyrat e planetëve Neptun dhe Uran kanë qenë të gabuara, zbulon hulumtimi i udhëhequr nga astronomët në Mbretërinë e Bashkuar.
Imazhet nga një mision hapësinor në vitet 1980 treguan se Neptuni ishte një blu e pasur dhe Urani i gjelbër, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Por një studim ka zbuluar se dy planetët gjigantë të akullit janë të dy nuanca të ngjashme të blusë së gjelbër.
Ka dalë se imazhet e mëparshme të Neptunit ishin përmirësuar për të treguar detaje të atmosferës së planetit, të cilat ndryshuan ngjyrën e tij të vërtetë.
Astronomët e kanë ditur prej kohësh se shumica e imazheve moderne të dy planetëve nuk pasqyrojnë me saktësi ngjyrat e tyre të vërteta, sipas profesorit, Patrick Irwin nga Universiteti i Oksfordit, i cili drejtoi kërkimin.
"Edhe pse ngjyra e ngopur artificialisht ishte e njohur në atë kohë midis shkencëtarëve planetar - dhe imazhet u publikuan me mbishkrime që e shpjegonin atë - ky dallim ishte humbur me kalimin e kohës".
Analiza zbuloi se Urani dhe Neptuni janë një nuancë e ngjashme e blusë së gjelbër, megjithëse studiuesit gjetën një ndryshim të vogël. Neptuni ka një nuancë të vogël blu shtesë, që modeli zbulon se është për shkak të një shtrese më të hollë të mjegullës në atë planet.
Studimi tregoi gjithashtu se Urani duket pak më i gjelbër gjatë verës dhe dimrit të tij, kur një nga polet e tij është i drejtuar nga Dielli. Por gjatë pranverës dhe vjeshtës, kur Dielli është mbi ekuator, ai ka një nuancë më të kaltër.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.