Williams thotë se nëse në këtë kohë krize nga koronavirusi, klubit i duhet patjetër t’ia shkurtojë rrogat futbollistëve, do të pranonte pa ndodnjë problem.
I intervistuar nga Cadena COPE, sulmuesi i Athletic Club, Iñaki Williams, ka mirëpritur mundësinë për shkurtim rroge nga futbollistët në këtë periudhë të vështirë ekonomike si pasojë e Koronavirusit që ka pushtuar botën.
Megjithatë, ai s’dëshiron të luajë pa tifozë, sidomos finalen e Kupës së Mbretit kundër Real Sociedad.
“Klubi për momentin nuk na ka thënë asgjë në lidhje me këtë mundësi, por nëse duhet të shkurtojmë rrogat për të mirë e Athletic, do ta bëjmë pa problem”, u shpreh ai.
“E dimë që do të duhet shumë kohë përpara se të rinisim të luajmë futboll. Stërvitem në shtëpi dhe luaj playstation, kështu i kaloj ditët. Kupa e Mbretit ndaj Sociedad? Nuk është e drejtë pa tifozë, më mirë ta shtyjmë dhe kur të vijë momenti”.
Pas Italisë, Spanja është vendi më i prekur në Evropë nga COVID-19.
AS raporton se deri më tani janë konfirmuar mbi 64 mijë raste pozitive, derisa nga ky virus kanë vdekur 4.932 persona. /Gazeta Express/








