Meqë s’u gjet zgjidhja për rritjen e pagave të tyre, punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë në plan t’ia arrijnë qëllimit edhe me forma tjera.
Mbi 3 mijë të angazhuar në këtë ndërmarrje u morën vesh që pas një jave të organizohen e të vijnë në Prishtinë, për të protestuar. Por, rroga e ulët, siç thuhet, nuk është telashi i vetëm me të cilin këta thonë se përballën. Shujta e ushqimit është një telash tjetër i tyre.
Nëse protesta nuk ka efekt, krejt punëtorët e KEK-ut, sipas sindikatës, futen në grevë.
Sa i përket ngritjes së pagave, menaxhmenti i KEK-ut tha se janë në komunikim aktiv për të gjetur një zgjidhje bazuar në gjendjen financiare, ndërkohë që siç thanë, për shujtën ditore janë në proces kontraktimi. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://youtu.be/ZyZlr24IqRs
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.