Nëse vuani nga dhimbja e kokës si pasojë e migrenës, është mirë të shmangni disa ushqime që deri tani kemi menduar se ju bëjnë mirë.
Shmangni: Sallamin, pijet me gaz, avokadon.
Hani: Bajame, boronica, ujë.
Dhimbjet e kokës mund të shkaktohen nga sheqeri, e që pijet e gazuara kanë me bollëk dhe ushqimet tepër të përpunuara si p.sh.:
Avokadot dhe bananet, ndonëse të shëndetshme, përmbajnë tiraminë kur piqen shumë. Trupit i duhet të luftojë për ta zbërthyer këtë, gjë që mund të shkaktojë dhimbje koke, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Antioksidantët, në ushqime si manaferrat, frutat dhe perimet e tjera, mund të mbajnë nivelet e oksigjenit në gjak, pasi një çekuilibër mund të shkaktojë dhimbje koke.
Magnezi rekomandohet shpesh për ata që vuajnë nga migrena, me të cilat janë të pasura bajamet, perimet me gjethe dhe fasulet.

Shpesh dhimbja e kokës zbret në dehidrim, kështu që është gjithmonë e rëndësishme të mbash nivelet e hidratimit me ujë dhe ushqime të tilla si kastraveci dhe shalqiri.
/Klankosova.tv/●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.