Një material i postuar së fundmi nga një grup aktivistësh në mbrojtje të kafshëve, paralajmëron ngrënësit e mishit të pulës për fenomenin e quajtur “vijat e bardha”, që prek zakonisht pjesën e gjoksit të pulës, i cili përdoret në masë të madhe.
Studimet thonë se këto vija të bardha janë shenja të një çrregullimi muskulor që shfaqet përgjithësisht në pjesën e gjoksit të pulave. Ky çrregullim, shton përmbajtjen dhjamore me 224% dhe ul ndjeshëm përmbajtjen proteinike.
Me siguri se edhe ju gjatë përgatitjes i keni vënë re këto shenja në mishin e gjoksit të pulës. Ky çrregullim shfaqet në formën e vijave gjatësore të bardha që shkojnë paralelisht me muskulin. Sipas studiuesve amerikanë, me kalimin e viteve, ky fenomen është përhapur edhe më shumë, falë rritjes së konsumit të mishit të pulës, çka i ka nxitur fermerët të rrisin pula më të majme në më pak kohë, shkruan Cosmopolitan.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.