Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se nesër do të bëhet hapja e Muzeut të Burgut të Prishtinës.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se ceremonia do të zhvillohet nga ora 17:00.
Në kuadër të ceremonisë së hapjes së muzeut do të hapet ekspozita e përkohshme “Burgu i Idealit”, e cila do të mbahet në ambientet e ish-ndërtesës së Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë, në rrugën “Luan Haradinaj”.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.