Në datat 21 dhe 22 korrik 2016 mbahet Kampionati i Republikës së Kosovës në Not.
Kampionati organizohet në pishinën Euro-Park në Zllakuqan të Klinës dhe fillon të enjten nga ora 9:30-13:00 para dite dhe pas dite nga ora 16.00-19.00 ndërsa të premten poashtu nga ora 9:30-13:00 para dite.
Në këtë Kampionat do të marrin pjesë rreth 200 garues të klubeve të Kosovës të cilët do t’i masin forcat në 17 disiplina individuale dhe 3 stafeta, njofton Federata e Notit të Kosovës, shkruan Klan Kosova.
Në kampionat do të marrin pjesë të gjitha grupmoshat duke filluar nga më të vegjlit deri të seniorët, pjesëmarrjen gjithashtu e kanë konfirmuar edhe disa notarë që ushtrojnë në klube jashtë Kosovës.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.