Të mërkurën fillon Kampionati Botëror i xhudos për kategorinë e juniorëve, që do të mbahet në Zagreb të Kroacisë nga 18 deri 22 tetor.
Kosova në këtë garë do të përfaqësohet me dy xhudiste, Loriana Kukën dhe Flaka Loxhën.
Kuka në kategorinë deri 70 kilogramë, rrethin e parë e kalon pa luftë, kurse Loxha në kategorinë deri 57 kilogram, takohet në rrethin e parë me sllovenen, Kaja Kajze.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.