Federata e Hendbollit të Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbahet një konferencë për media me rastin e kthimit të Kombëtares U18 të vajzave.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se konferenca do të fillojë nga ora 10:00.
"Konferenca mbahet me rastin e kthimit të Kombëtares U18 nga kampionati IHF Trophy Intercontinental në Uzbekistan, ku vajzat tona siguruan kualifikim historik në Kampionat Botëror".
"Në konferencë do të flet presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, dhe anëtarët e Kombëtares U18", thuhet në njoftim. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.