Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump të mërkurën në Uashington, ku do të diskutojnë negociatat me Iranin,
Kështu tha zyra e Netanyahut të shtunën.
Zyrtarët iranianë dhe amerikanë zhvilluan bisedime të tërthorta bërthamore në kryeqytetin e Omanit, Muscat, të premten. Të dyja palët thanë se pritet të zhvillohen përsëri bisedime të tjera së shpejti.
Një diplomat rajonal i informuar nga Teherani mbi bisedimet i tha Reutersit se Irani këmbënguli në "të drejtën e tij për të pasuruar uranium" gjatë negociatave me SHBA-në dhe se aftësitë raketore të Teheranit nuk u ngritën në diskutime, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.