Netflix ka pësuar rritje të madhe të përdoruesve të platformës së tij, më shumë se sa që është pritur, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Kompania e transmetimin të videove, ka shtuar 3.2 milion konsumatore të rinj brenda tre muajve të fundit, rreth 2 milion më shumë se sa që është pritur.
Në Amerikë, numrat kanë pësuar rritje prej 21%, kjo pas publikimit të “Stranger Things” dhe “Narcos”.
Të hyrat e kësaj kompanie janë rritur për 31%, kështu duke ngritur çmimin e aksioneve të Netflix për 20%.
Nga kompania kanë deklaruar që do të licencojnë shërbimet ekzistuese edhe në Kine.
Kompania është rritur gradualisht nga SHBA-të , tashmë prezente në 130 tregje botërore përveç Kinës.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.