Neurologu Blerim Myftiu ka thënë që demenca nënkupton një prej sëmundjeve më të rënda neurologjike.
"Demenca në përgjithësi, sigurisht që shumica e popullatës e njohin këtë sëmundje dhe nuk është diçka e zbuluar rishtas, ose e dalë në pah kohët e fundit, pra bëhet fjalë për sklerozën. Popullata e përdor termin sklerozë, e që është një term i gabuar, pasi ka mbetur nga kohët e vjetra. Demenca nënkupton një prej sëmundjeve më të rënda neurologjike dhe psikologjike që nënkupton një çrregullim neurodegjenerativ, një stërkeqje të funksioneve trunore dhe një humbje të aftësive të fituara – njohëse intelektuale, fizike dhe sociale", ka thënë ai.
Myftiu në emisionin “Familja ime” ka treguar se sa faza të kësaj sëmundje ekzistojnë.
"Kur flasim për demencën e kemi Alzheimerin, forma më e shpeshtë dhe e përhapur dhe më mirë e njohur dhe e studiuar e demencës. Alzheimeri në të vërtetë është një psikiatër gjerman, një person i cili ka jetuar në fund të shekullit 19-të dhe e ka bërë përshkrimin e parë të një të sëmuri të kësaj sëmundje – të Alzheimerit.
"Në përgjithësi i ka katër stade të zhvillimit: stadi i parë që është harresa e që është funksioni në thelb i patologjisë, pra simptomat e para ose shenjat e para është dëmtimi i procesit të harresës. Pastaj, gradualisht duke i humbur gjatë rrugës shumë aftësi të tjera funksionale psikologjike dhe pastaj bëhet kalimi nga stadi në stad. Në fund, në stadin e katërt kemi të bëjmë me një person i cili është plotësisht i varur në të gjitha funksionet e veta jetësore nga një person tjetër", ka thënë Myftiu.
https://www.youtube.com/watch?v=5R45JxqBqtU
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.