Akademik Nexhat Daci është zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Në mbledhjen e sotme të ASHAK-ut ku u zgjodh kryesia e re u vendos që nënkryetar i kësaj akademie të jetë Jusuf Bajraktari, ndërkaq anëtare korrespondente Myzafere Limani, sekretare shkencore.
Kuvendi i Akademisë gjithashtu miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve me ç`rast u vendos që akademik Eqrem Basha të jetë sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, anëtare korrespondente Justina Pula, sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore, anëtar korrespondent Fetah Podvorica, Sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës dhe anëtar korrespondent Luan Mulliqi, Sekretar i Seksionit të Arteve, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.