Ka pak kohë prej kur u publikua këllëfi për smartfonë që bënte alkooltest. Qysh prej atëherë njerëzit kanë pritur me padurim daljen në prodhim serik.
Këllëfi i prodhuar nga Nexpaq është modular, pra me komponente që montohen, si memoria 32 GB, lexuesi i SD kartelave dhe bateri me 6 orë shtesë, si për iPhone ashtu edhe për Android.
Është prej produkteve më mahnitëse të ditëve të fundit, që do të kthehet në serik pas mbledhjes të 50.000$ të nevojshëm.
https://youtu.be/lFzt60rR8uA?t=70
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.