Nexus 6P është telefoni më i fundit nga gjigandi Google. I ndërtuar nga kompania kineze Huaëei, Nexus 6P është një nga kryeveprat e inxhinierisë së smartfonëve të gjeneratës së fundit.
Përmirësimet nga versioni paraprak Nexus 5 vërehen qysh në pamje të parë. Dizajni në të cilin përfshihet trupi metalik, me anë më radikale, me zmadhues zëri në anën e përparme dhe lexues të shenjave të gishtërinjëve në anën e prapme, Nexu 6P është një nga më të mirët në linëjn e tij.
Nexus 6P fuqizohet nga procesori Snapdragon 810, ka 3GB RAM memorie, kamerë 12MP me sensor të Sony-t, ekran QuadHD dhe një nga lexuesit më të shpejtë të shenjave të gishtërinjëve në treg.
https://www.youtube.com/watch?v=Xc5fFvp8le4
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.