Nga data 20 gusht ata të cilët i preferojnë pajisjet e Samsung do të mund të porosisin edhe dy produktet më të reja të saj.
Galaxy Note 5 dhe Galaxy S6 Edge Plus janë këto dy produkte që përdoruesit e Samsung janë duke i pritur qe një kohë.
Porositja do të fillojë nga data 20 gusht në Korenë e jugut, kurse një ditë pas do të hapen porositjet edhe në tregjet e tjera botërore.
Kompania e Samsung nuk ka dhënë ndonjë detaj në lidhje me produktet e saj, përfshirë as çmimin se sa do të kushtojnë këto dy pajisje, transmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.