Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran-Carralevë.
Në këtë aksident kanë të përfshirë dy automjete, ku përveç viktimës janë lënduar edhe katër persona të tjerë.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
"Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal", tha ajo për Klankosova.tv
https://klankosova.tv/e-rende-nje-i-vdekur-ne-aksidentin-ne-rrugen-komoran-carraleve-1/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.