Ndryshe prej viteve paraprake, sivjet ceremonia e festës së Vidovdanit do të mbahet në Graqanicë.
Vendi tradicional Gazimestani, u shmang si masë sigurie që të evitohen konfliktet dhe tensionet që mund të nxiteshin pas situatës së krijuar muajin e fundit në veri të Kosovës, raporton Klan Kosova.
Në Manastirin e Graqaniçës, të cilin Klan Kosova e vizitoi të martën, gjithçka ishte gati që të mërkurën nga ora 7:00 e mëngjesit të nisë kremtimi.
Qytetarët serbë të këtij lokaliteti, edhe pse nuk u pëlqen ndërrimi i lokacionit të festës, e respektojnë vendimin e kishës serbe që sipas tyre erdhi në kohën kur komuniteti serb po sfidohet shumë në Kosovë.
E që çdo gjë të shkojë sipas planifikimeve, Policia e Kosovës ka paralajmëruar se nga ora 7:00 e së mërkurës, do të mbyllet për qarkullim magjistralja Prishtinë-Gjilan.
https://www.youtube.com/watch?v=-QxCJcca_gw
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.