Këngëtarja e njohur kosovare, Nita Latifi, në emisionin “Sol Summer” ka bërë të ditur se këtë verë është më e fokusuar në projekte të saja, sesa të performojë në ndeja të ndryshme.
Sipas saj, për shkak të këtyre veprimeve, vera e ka gjetur më të qetë profesionalisht, transmeton Klankosova.tv.
Sa i përket teksteve të këngëve, inspirimi i vjen nga gjëra të ndryshme, e sidomos gjatë kohës kur është duke vozitur.
Ndërkaq sa i përket pushimeve, ajo thotë se disa i bën vetë, e disa i bën me të dashurin.
“Tashmë jam në një lidhje, dhe pushimet e verës i kalojmë bashkë. Por vikendet shumicën e kohës i kalojë me shoqëri. Mirëpo është kënaqësi me qenë e rrethuar me shumë njerëz”, tha Latifi.
https://www.youtube.com/watch?v=n_7f9H5pRfA
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.