Në takimin e së mërkurës me presidentin e Kinës, Xi Jinping, ministri i jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov diskutoi raportet dypalëshe, zhvillimet ndërkombëtare e, natyrshëm, përmend edhe atë që njihet si vegla e Kremlinit në Ballkan.
Serbinë, rusi tha se Bashkimi Evropian po e kushtëzon me Kosovën, padrejtësisht, duke tentuar ta kthejë në zonë neutrale kundër Rusisë, raporton Klan Kosova.
Pikërisht prej Kinës, nga ku kryediplomati rus e vajtoi Serbinë, kjo e fundit ka blerë së fundmi raketat balistike supersonike CM-400. Modernizimin e ushtrisë mëton ta çojë edhe më tej, siç presidenti serb, Alleksandar Vuçiq bëri të ditur në takimin e së mërkurës me top-ushtarakë të Serbisë e me mysafirë nga Republika Sërpska e Bosnje-Hercegovinës.
Millorad Dodik dhe lideri aktual i këtij entiteti, Sinisha Karan, u informuan për synimin e formimit të batalioneve me dronë sulmues me rreze të gjatë dhe municion lëvizës, sepse sigurinë në rajon, Vuçiqi thotë ta ketë ndërlikuar aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri - Kroaci.
Si dhjetëra herë tashmë, kundërpërgjigja i shkoi kryetarit serb nga dora e parë.
Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, që të mërkurën priti në takim homologun shqiptar Ermal Nufi, tha se nuk shqetësohet fare nga deklarimet e Vuçiqit.
Ivan Anushiq përsërit se deklarata trepalëshe e mbrojtjes mes Zagrebit, Tiranës e Prishtinës synon paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Evropën Juglindore. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=p7X6kQ2ITbw
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.